75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 03 Maj 2026 / G T

Ishin në garë për titull, tani rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions… Milani “i madh” mposhtet nga Sassuolo

Skuadra e Sassuolos ka shënuar fitore 2:0 ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Golat për ekipin vendas i shënuan: Berardi dhe Lauriente, shkruan Indeksonline

Kjo fitore e Sassuolos erdhi falë kartonit të kuq të marrë nga mbrojtësi, Tomori.

Me këtë humbje, Milani rrezikon pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ri. Pasi janë 67 pikë, gjashtë më pak se Roma në pozitën e 6-të, që ka një ndeshje më pak.

Kurse Sassuolo shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 9-të./Indeksonline/