75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 05 Maj 2026 / G T

Deco takohet me agjentin e futbollistit anglez, mësohet objektivi i Barcelonës për merkaton e verës

Drejtori sportiv i klubit katalunas, Deco ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Anthony Gordon, duke rritur ndjeshëm spekulimet për një transferim të mundshëm në FC Barcelona gjatë merkatos së verës.

Gordon shihet si një profil ideal për të forcuar krahun e majtë të sulmit. Shpejtësia, aftësia në duele një kundër një dhe fleksibiliteti taktik e bëjnë anglezin një objektiv tërheqës për projektin e ri sportiv të Barçës, shkruan Indeksonline

Aktualisht pjesë e Newcastle Unitedit, 23-vjeçari ka pasur një sezon mjaft të mirë në Premier League, çka ka rritur interesimin nga klubet elitare evropiane. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në këtë garë. Bayern Munichu po ushtron presion të fortë për të siguruar shërbimet e Gordon, duke qenë gati të hyjë në negociata serioze me Newcastlen./Indeksonline/