Drenas: Shkyçet biznesi i lidhur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka identifikuar një kyçje ilegale të një biznesi.
Rasti është evidentuar në një biznes në Gllobar të Drenasit, transmeton IndeksOnline.
Sipas KRU “Prishtina”, uji i pijshëm po keqpërdorej.
“Rasti do të procedohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Aksione të tilla do të jenë të shpeshta dhe në tërë territorin e Drenasit” thuhet në njoftimin e KRU-së.

