Aksident i rëndë në Matiqan, Audi-ja përplaset me një motoçikletë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në lagjen Matiqan në Prishtinë.
Një veturë e tipit Audi u përplas rëndë me një motoçikletë, raporton IndeksOnline.
Burimet pohojnë se dy persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, që po merren me hetimet e nevojshme./IndeksOnline/

