75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / MSH1

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur në lagjen Dardania, në lokacionin e njohur si “tek ora”, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e zjarrfikësve, që po punojnë në shuarjen e zjarrit.

Njësitet policisë po ashtu u angazhuan me rastin, duke nisur hetimet e nevojshme për zbardhjen e këtij incidenti.

Ende nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, sakaq nuk raportohet të ketë të lënduar.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: