“Ngushtica e Hormuzit do të rihapet nëse mbarojnë kërcënimet”
Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka lëshuar një deklaratë lidhur me Ngushticën e Hormuzit.
Në deklaratë është aluduar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse do të ketë një siç tha, “fund kërcënimesh”, raporton BBC.
“Me fundin e kërcënimeve dhe në hijen e procedurave të reja, do të sigurohet mundësia e kalimit të sigurt dhe të qëndrueshëm përmes Ngushticës”, thuhet në deklaratë.
Ndërkaq, disa orë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se një operacion amerikan që synonte të shoqëronte anijet në mënyrë të sigurt përmes ngushticës, është ndaluar.

