“11 vjet te Bayerni, ky ishte sezoni më i mirë”, Joshua Kimmich assesi ta pranojë humbjen ndaj PSG-së
Futbollisti gjerman, Joshua Kimmich asesi të pranojë humbjen ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Madje, mbrojtësi i krahut te Bayern Muncheni thotë se ky ka qenë sezoni më i mirë qe 11-vjet, shkruan Indeksonline
“Jam pjesë e këtij klubi qe 11 vjet dhe ky ka qenë sezoni më i mirë, madje më i mirë se sezoni kur fituam tripletën.
“Atëherë nuk luajtëm futboll të mirë për gjysmësezoni, pastaj ndryshuam gjërat, por ky sezon ka qenë i mirë qysh nga fillimi”, u shpreh Kimmich.
Kujtojmë se Bayerni tashmë ka siguruar Bundesligën dhe do të luajë në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit./Indeksonline/

