75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 07 Maj 2026 / G T

Carrick për të ardhmen: Në fund të sezonit do të bisedojmë…!

Michael Carrick ka folur për të ardhmen e tij, duke theksuar se qartësia për rolin e tij pritet të vijë në fund të sezonit.

“Sigurisht që qartësia është e rëndësishme.”, thotë fillimisht Carrick

“Mendoj se tani ka ardhur momenti që, në fund të sezonit, të diskutohet situata ime dhe se si do të duket roli im në vazhdim. Besoj se e kemi mbyllur sezonin fuqishëm dhe e kemi vendosur veten në një pozitë të mirë.”

“Ishte diçka që gjithmonë është planifikuar të diskutohet drejt fundit të sezonit ose në fund të tij. Pra, sinqerisht, asgjë nuk ka ndryshuar.”

Deklarata e Carrick vjen mes spekulimeve për të ardhmen e tij në pankinë dhe interesimit të klubeve të ndryshme për trajnerin anglez./Indeksonline/