75 Mall Live Search
17:35 / E Premte, 08 Maj 2026 / MSH1

Përfundoi turin, Dua Lipa rigjen veten në skenë

Ndoënse ka përfunduar turin “Radical Optimism”, Dua Lipa nuk po qëndron dot larg skenës muzikore.

Ajo ka bërë një paraqitje surprizë në shoun e Tame Impala-s, në Londër, raporton IndeksOnline.

Dua u ngjit në skenë për të kënduar hitin e saj “Houdini” dhe turma automatikisht u elektrizua.

Ajo po shfrytëzon pushimin duke lexuar, incizuar këngë të reja në studio dhe me miqtë, por skena për të është magnet.

“Java ime deri më tani ka qenë e mbushur me shumë zemër. Të hipja në skenë me mikun tim Tame Impala mbrëmë ishte krejtësisht surreale dhe euforike! Kalimi i kohës së nevojshme me njerëzit që dua më shumë, studio pafund, mëngjese të ngadalta duke lexuar, duke festuar 30-vjetorin e engjëllit tim Rosie dhe shfaqjen e Rosalía-s… përsosmëri sinqerisht” shkroi Dua.