75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 08 Maj 2026 / Gj Sh

Legjenda e Realit komenton përleshjen mes Tchouamenit e Valverdes

Përleshja në dhomat e zhveshjes mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes vazhdon të jetë temë diskutimi.

Të ejten është raportuar se pas një debati të zjarrtë, Tchouamenie ka goditur me grusht Valverde, derisa mesfushori nga uruguai është dërguar në spital pasi kishte çarje në kokë, shkruan IndeksOnline.

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo është pyetur për këtë çështje, derisa ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla, derisa edhe vet ai e ka përjetuar këtë gjë sa ishte futbollist.

“Real Madridi ka publikuar një deklaratë; unë nuk jam pjesë e klubit. Mendoj se teorikisht ajo që ndodhi nuk mund të konsiderohet normale sepse nuk duhet të ndodhë në një ambient skuadre.

Nuk do të jetë hera e fundit, as e para, që ndodh diçka e tillë. Mendoj se këto situata mund të ndodhin në një dhomë zhveshjeje sepse në ato momente frustrimi dhe tensioni të çojnë shpesh në sjellje jonormale, por nuk do të jetë as hera e fundit dhe as e para në një dhomë zhveshjeje futbolli.

Logjikisht, nuk duhet të ndodhë. E kam përjetuar vetë, prandaj them se nuk do të jetë as hera e fundit e as e para, dhe menaxhimi i tridhjetë personave nuk është i lehtë, ndërsa ndonjëherë bën gjëra që nuk duhet.”, ka deklaruar Luis Figo.

Kujtojmë se sot Real Madridi ka njoftuar se ka marr masa disiplinore ndaj dy futbollistëve, duke i dënuar me nga 500 mijë euro secilin./IndeksOnline/