75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 09 Maj 2026 / L A

Guardiola i jep përkrahje West Hamit gjatë konferencës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp.

Pas fitores 3-0 ndaj Brentfordit, pyetjet rreth garës për titull ishin të shumta pasi që ata janë në ndjekje të liderit të Premierligës, Arsenalit ku u pyet se a do ta shikonte ndeshjen e tyre ndaj West Ham Unitedit.

“Me thënë të drejtën? Po!”, ishin fjalët e Guardiolës.

Më pas në përfundim të konferencës, Guardiola bëri shenjën e West Hamit duke thënë “Come on you Irons”, slogan ky që përdorët nga tifozët e këtij klubi.

Kujtojmë se ndeshja West Ham-Arsenal zhvillohet nesër, në orën 17:30 në “London Stadium”./IndeksOnline/