75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 11 Maj 2026 / G T

Qendroi në stol në një ditë të vështirë, Hansi Flick: Mamaja më telefonoi…!

Trajneri gjerman, Hansi Flick zbuloi pas ndeshjes se kishte marrë lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij vetëm disa orë para sfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Këtë mëngjes më telefonoi nëna dhe më tha se babai im kishte ndërruar jetë. Mendova nëse duhej ta mbaja për vete apo ta ndaja me skuadrën. Për mua, kjo skuadër është si familje.”

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Flick vendosi të qëndronte në stol dhe të udhëhiqte Barcelonën në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, shkruan Indeksonline

“Ajo që kanë bërë është e pabesueshme, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. E vlerësoj shumë të punoj për këtë klub dhe të jetoj në Barcelonë, njerëzit janë shumë të sjellshëm me mua.”

Barcelona triumfoi 2:0 ndaj Real Madridit, fitore që vulosi edhe titullin kampion në La Liga për katalanasit./Indeksonline/