“Dikush te Al Hilal më gënjeu”, Joao Cancelo zbulon pse u rikthye te Barcelona
Mbrojtësi portugez Joao Cancelo ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me periudhën e tij të kaluar dhe transferimin në Arabinë Saudite, duke zbuluar se ishte mashtruar nga drejtues të Al Hilal.
Në një intervistë për DAZN, Cancelo u shpreh se i ishte premtuar përfshirja në listën zyrtare të skuadrës për kampionatin saudit, por më pas mbeti jashtë planeve të klubit, shkruan Indeksonline
“Dikush te Al Hilal më gënjeu. Më thanë se do të përfshihesha në skuadrën e Saudi League, por më pas mbeta jashtë”, deklaroi mbrojtësi portugez.
Pas kësaj situate, Cancelo vendosi të vazhdojë karrierën në Spanjë, ku iu bashkua FC Barcelona dhe arriti të fitojë titullin kampion në La Liga.
Deklarata e tij vjen menjëherë pas fitores së madhe të Barcelonës ndaj Real Madrid CF, sukses që vulosi një sezon të suksesshëm për katalanasit.
“Vendosa të ec përpara. Jam këtu, fitova një titull me Barcelonën dhe jam i lumtur”, shtoi Cancelo./Indeksonline/

