75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 11 Maj 2026 / L A

Fitoi mbrëmë titullin, Flick arrin marrëveshje me Barçën për kontratën e re

Hansi Flick është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm të Barcelonës në vitet e fundit.

Vetëm në 2 sezone, ai arriti të ndryshojë tërësisht klubin katalanas duke e bërë një forcë dominuese në Spanjë dhe Evropë.

Pasi fitoi “El Clasicon” dhe titullin e La Ligës mbrëmë, ai ka arritur marrëveshje të re me Barcelonën për të vazhduar kontratën e tij.

Kontrata e re do të vlej deri në qershor të vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon./IndeksOnline/