Flick konfirmon se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën
Pasi arriti të fitojë titullin e kampionit të Spanjës për vitin e dytë radhazi, Hansi Flick, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.
Tekniku gjerman do të jetë në ”Camp Nou” deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.
“Jam shumë i lumtur, do të nënshkruaj marrëveshje të re te Barcelona.
Ne do të vazhdojmë deri në vitin 2028 dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne do të marrim vendimin për të vazhduar edhe një vit”, ka deklaruar Hansi Flick./IndeksOnline/

