75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / Gj Sh

Leo Messi ”mbret” i pagave në MLS, lojtari më i paguar me diferencë të madhe ndaj futbollistëve të tjerë

Leo Messi vazhdon të jetë lojtari më i paguar në Kampionatin Amerikan të Futbollit, MLS.

Sulmuesi argjentinas me kontratën e re të cilën e nënshkroi në tetor të vitit të kaluar, ka një pagë prej 28.3 milionë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Paga e tij është më shumë se dyfish më e lartë se lojtari i dytë më i paguar, që është Son Houng Min, me 11.1 milionë euro.

Rodrigo De Paul renditet në vendin e tretë me pagë 9.6 milionë euro.

Në top 10 futbollistët më të paguar janë edhe Hirving Lozano, Miguel Almiron, Emil Forsberg, Sam Surridge, Riqui Puig, Jonathan Bamba dhe Hany Mukhtar./IndeksOnline/