75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / b l

“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Selmanaj thotë se përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarsia, kësaj radhe ka vendosur që të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Ky, sipas tij, nuk është vendim kundër LDK-së, por është vendim për të ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme.