Kim Kardashian triumfon në karrierë pas disa dështimeve në jurisprudencë
Kim Kardashian ka shënuar një fitore të madhe në karrierën e saj, ndërkohë që e ka lënë mënjanë për pak kohë ëndrrën e saj për në drejtësi, pasi nuk arriti të kalojë provimin e jurisprudencës.
Personazhi televiziv 45-vjeçar i cili së fundmi festoi Ditën e Nënës me një postim prekës ka bërë një hap të madh kur bëhet fjalë për karrierën e saj në argëtim duke shtuar një tjetër projekt, transmeton Indeksonline.

Themeluesja e SKIMS u zbulua se do të jetë një nga producentët ekzekutive të një seriali të ardhshëm të Netflix për të rinj me titull Calabasas, raportoi Deadline të mërkurën.
Kardashian po i bashkohet producenteve të tjera ekzekutive në projekt, përfshirë Alexandra Milchan dhe Emma Roberts.
Ylli i reality show-t dhe Roberts kanë punuar më parë së bashku në serialin e Ryan Murphy-t, American Horror Story: Delicate (2023).
Chris Van Dusen është drejtuesi i shfaqjes dhe producenti ekzekutiv i serialit të ardhshëm. Ai njihet gjithashtu si drejtuesi i dy sezoneve të para të serialit Bridgerton të Netflix./Indeksonline/


