75 Mall Live Search
21:33 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Z S

Pos Kurtit, Kos zhvillon takim edhe me Haxhiun

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Gjatë kësaj vizitë ajo pos me kryeministrin Kurti do të zhvillojë takim edhe me UD. së presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi midis Albulena Haxhiut dhe Marta Kos do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00.

Njoftimi i plotë:

Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Mediat mund të marrin pamje tek pritja në fillim.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mirëpresim ekipet tuaja!