75 Mall Live Search
08:44 / E Premte, 15 Maj 2026 / Z S

Në rajonin e Gjilanit brenda një jave u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 08.05.2026 – 14.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1549 gjoba.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar njëmbëdhjetë (11) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

Shqiptuar pesë (5) gjoba për përdorim të telefonit,

Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta).

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e dy (42) ngasës.

Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë!/Indeksonline/