75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 15 Maj 2026 / MSH1

Pamje/ Qytetarë të shumtë në Stacionin Policor në Skenderaj, ku pritet të merret në pyetje Sami Lushtaku

Qytetarë të shumtë kanë dalur përballë Stacionit Policor në Skenderaj, në shenjë përkrahjeje për kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku, i cili po intervistohet brenda në stacion.

Lushtaku i është përgjigjur ftesës së prokurorisë për intervistim, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht me grushte dhe gotë qelqi kryetarin e degës së LVV-së në Skenderaj, njëherazi edhe zëvendësministrin e financave, Hysni Mehani.

IndeksOnline raporton se qytetarët po presin rezultatin e paraqitjes së Lushtakut në stacion, teksa të njëjtit dolën edhe mbrëmë në rrugë, për të kundërshtuar praninë e njësisë speciale në këtë komunë./IndeksOnline/