75 Mall Live Search
11:47 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / MSH1

Abdixhiku, për 113-shin: Numri i Republikës që beson sërish

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi partisë së tij iu caktua numri 113 në shortin për renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Abdixhikut, 113 është numri i Republikës që beson sërish.

“Ky është numri ynë.

Numri i bashkimit.

Numri i ringritjes.

Numri i Republikës që beson sërish.

Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në” shkroi Abdixhiku.