Bayerni e mbyll sezonin ashtu siç di ta bëjë çdoherë, shkatërron Kolnin
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu ka mbyllur me fitore sezonin në Bundesliga.
Ata shkatërruan Kolnin në “Allianz Arena”, me rezultat të thellë 5-1 duke vazhduar kështu dominimin e tyre në futbollin gjerman.
Golat u realizuan nga Kane që shënoi hattrick si dhe Bischof dhe Jackson, ndërsa të vetmin për Kolnin e shënoi Said El Mala.
Bayerni, kështu e mbyll sezonin si kampion me 89 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

