Supergoli i Semenyos e shpall Cityn kampion të “FA Cup”
Manchester City është më në fund kampion i “FA Cup”.
Ata mposhtën Chelsean me rezultat minimal 0-1, në “Wembley” duke i dhënë kështu trofeun e dytë të sezonit klubit të tij.
Për “Cityzens”, ishte finalja e katërt radhazi pasi kishin fituar në vitin 2023 si dhe humbën finalen e 2024 ndaj Manchester Unitedit dhe atë të 2025-tës ndaj Crystal Palace.
Mbetet të shihet se a do ta motivojë kjo fitore Pep Guardiolën, për të fituar edhe titullin e Premierligës./IndeksOnline/

