Manchester United “blindon” vendin e 3-të, e mposht Nottinghamin
Manchester United ka arritur fitoren e radhës në Premierligë.
Ata mposhtën në “Old Trafford”, Nottingham Forestin me rezultat 3-2.
Fitorja e sotme e “Djajve të Kuq”, nënkupton se ata kanë blinduar pozitën e 3-të në Premierligën angleze, për herë të parë që nga sezoni 2022/23.
Golat e ndeshjes u realizuan nga Luke Shaw, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo për Unitedin, ndërsa për mysafirët shënuan Morato dhe Morgan Gibbs-White./IndeksOnline/

