75 Mall Live Search
18:11 / E Diele, 17 Maj 2026 / G T

Sezon për t’u harruar, Ferizaj përshëndetet nga Superliga… mendjen te finalja e Kupës së Kosovës

Skuadra e Ferizaj ka barazuar 3:3 ndaj Prishtinës në ndeshjen e javës së 34-të në Superligë.

Me këtë barazim, Ferizaj edhe matematikisht bie nga Superliga, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, shkruan Indeksonline

Ferizaj ka grumbulluar 36 pikë në 34 ndeshje, e sezonin e ri do bëjë gara në Ligën e Parë.

Kujtojmë që skuadra e “ujqëve” do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit dhe në rast fitores do të siguronte një vend në play-offin e garave të UEFA-s./Indeksonline/