75 Mall Live Search
20:26 / E Diele, 17 Maj 2026 / G T

West Hami pëson humbje, por lojtari i tyre shënon golin e sezonit në Premier League

Skuadra e West Ham Unitedit ka pësuar humbje 3:1 ndaj Newcastle Unitedit, në ndeshjen e parafundit të këtij sezoni në Premier League.

Me këtë humbje, “The Hammers” rrezikojnë rënjen nga liga, shkruan Indeksonline

Në këtë ndeshje u shënua edhe goli i sezonit.

Ishte futbollisti i skuadrës mysafire, Castellanos që shënoi gol të bukur në minutën e 69’të.

Padyshim, ky është një prej golave më të mirë të këtij edicioni, derisa West Ham shpreson në rezultatet negative të Tottenhamit dhe në fitoren ndaj Leedsit për ta siguruar mbijetesën./Indeksonline/