75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 18 Maj 2026 / G T

“Më falni, isha i ri…”, Griezmann kujton kohën kur iu bashkua Barcelonës: Nuk e dija që kisha kaq shumë dashuri këtu!

Antonie Griezmann mbrëmë u përshëndete me tifozët e Atletico Madrid, pasi zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e klubit spanjoll në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Griezmann mori migrofonin dhe foli për aventurën e tij te skuadra madrilene, shkruan Indeksonline

Sulmuesi francez i kërkoi falje tifozëve për kohën kur iu bashkua Barcelonës.

“Më falni, vërtetë! Isha shumë i ri dhe bëra gabim që shkova te Barcelona.

“Nuk e kuptova që kam kaq shumë dashuri këtu. E di gabimin tim dhe u riktheva për të shijuar çdo moment këtu. Nuk fitova La Ligan apo Ligën e Kampionëve, por dashuria ka rëndësi”, u shpreh Griezmann

Kujtojmë se Grizi sezonin e ri do të luajë në MLS, te skuadra e Orlando Cityt./Indeksonline/