Thibaut Courtois po e siguron të ardhmen, bëhet bashkëpronar i klubit të njohur në Spanjë
Thibaut Courtois vazhdon të investojë në futboll.
Tashmë, portieri i Real Madridit është bërë bashkëpronar i një tjetër skuadre, shkruan Indeksonline
Belgu ka firmosur me klubin e njohur në Spanjë, CD Extremadura.
Marrëveshja vjen në një moment historik për Extremaduran, e cila ka siguruar ngjitjen e katërt radhazi dhe është rikthyer në Primera Federacion – një arritje e rrallë në futbollin spanjoll.
Për Courtois, kjo është një tjetër lëvizje e rëndësishme në botën e investimeve sportive. Përmes “NXTPLAY”, ai kishte investuar më herët edhe te Le Mans FC, klub që së fundmi siguroi ngjitjen në Ligue-n 1./Indeksonline/

