Dy futbollistë të Kosovës pjesë e formacionit të sezonit në Zvicër
Dje u zhvilluan edhe ndeshjet e fundit të sezonit në Superligën e Zvicrës.
Sajti i njohur “Sofascore” ka zbuluar formacionin e sezonit, shkruan Indeksonline
Në mesin e 11-shes më të mirë janë edhe dy lojtarë nga Kosova.
Bëhet fjalë për Amir Saipin (Lugano) dhe Kreshnik Hajrizin (Sion).
Dyshja janë vlerësuar me notat 7.73 dhe 7.19./Indeksonline/

