75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 19 Maj 2026 / Gj Sh

Jasir Asani pas largimit të Sylvinhos: Faleminderit mister

Futbollisti Jasir Asani ka reagur pas largimit të Sylvinhos nga posti i trajnerit të Shqipërisë.

Asani e ka falendëruar teknikun brazilian, për mundësinë dhe besimin që ka pasur në të, duke thënë se gjatë këtyre viteve kanë bërë një rrugëtim shumë të bukur i cili nuk do të harrohet kurrë, shkruan IndeksOnline.

”Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur dhe të gjatë bashkë, me plot momente që nuk do t’i harroj kurrë.Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën.Suksese në vazhdim, mister!”, ka shkruar Jasir Asani.

Kujtojmë që Federata Shqiptare e Futbollit, sot mbajti një konferencë për media, ku u njoftua largimi i Sylvinhos dhe emërimi e italianit Rolando Maran në postin e trajnerit të ri./IndeksOnline/