75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / MSH1

Durrës: Panik në kroçierë, një shtetas anglez transportohet me urgjencë drejt spitalit

Kapiteneria e portit të Durrësit mori thirrje për ndihmë nga kroçiera “Marbella Explorer II” në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente.

Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga kapiteneria e portit-Durrës që të afrohej në radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe rimorqatori i ASHD-së, për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në spital, shkruan abcnews.

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.