75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / H F

Karim Adeyemi nuk e lëshoi duarthatë Ramush Haradinajn, ja dhurata që i bëri (Foto)

Futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi dhe partnerja e tij, Loredana gjatë ditës së djeshme pritën në shtëpinë e tyre në Ferizaj, Ramush dhe Anita Haradinajn, shkruan IndeksOnline.

Ashtu, siç e do rendi, Karim si dhëndërr shtëpie, nuk lëshoi duarthatë kreun e AAK-së.

Adeyemi, i ka dhuruar një fanellë të ekipit të tij, e cila duket se i ka pëlqyer tej mase Haradinajt.

Duket se çifti i famshëm, Lori dhe Karim po shijojnë disa ditë pushimi në shtëpinë e tyre në Ferizaj./IndeksOnline/