75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / L A

Suedia tregon numrat që do mbajnë lojtarët në Botëror, ja cilin do e ketë Zeneli

Suedia po përgatitet për rikthimin e saj në Kampionatin Botëror.

Ata do të luajnë pas 8 vitesh, duke synuar të kenë performancë më të mirë se në 2018-tën.

Në listë do të jetë edhe ish-lojtari i Kosovës U-21, Besfort Zeneli i cili është vëllau i Arbër Zenelit.

Madje u konfirmuan edhe numrat që do i mbajnë lojtarët gjatë kësaj gare, me Besfortin që do ketë numrin 22.

Suedia, do të jetë në Botëror në grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë./IndeksOnline/