75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / L A

Atletico Madridi i bën konkurrencë Juventusit për transferimin e Bernardo Silvës

Atletico Madrid ka hyrë me prepotencë në garë për të siguruar shërbimin e Bernardo Silvës.

Ajo që shkruan për këtë përfshirje të skuadrës madrilene në këtë histori është e përditshmja ‘Marca’ e cila publikon disa detaje të projektit që ka Atletico për portugezin.

Në idetë e Simeones, futbollisti 31 vjeçar do të bëhej lideri i ri i skuadrës duke marrë vendin e Antoine Griezmann i cili do të nisë një aventurë të re me Orlando City.

Me fanelën e Manchester City ai ka dhënë 76 asist dhe ka shënuar 77 gola në 459 ndeshje, shifra këto të rëndësishme dhe jo më kot Juventus ia kishte hedhur sytë duke e bërë prioritet në merkaton e transferimeve të kësaj vere.

Bardhezinjtë kanë nisur lëvizjet prej kohësh me agjentin Jorge Mendes, por ndërhyrja e Atletico Madrid dhe mospjesëmarrja e mundshme e Zonjës së Vjetër në Champions League i kanë komplikuar gjërat në këtë operacion.