Gjermania s’e fton në Botëror, dostin e Ramush Haradinajt
Julian Nagelsmann sot do të zyrtarizoi listën e lojtarëve të Gjermanisë të ftuar për Botëror. Befasia më e madhe raportohet të jetë mosftesa për yllin e Borusia Dortmund, Karim Adeyemin.
BILD-i shkruan se Adeyemi nuk është ftuar nga Nagelsmann-i.
Adeyemi ka qenë edhe këtë sezon një nga lojtarët kyç të Dortmundit në Bundesliga, duke qenë nënkampione në eliten e futbollit gjerman.
Adeyemi po qëndron në Kosovë bashkë me të dashurën e tij, kosovaren Loredana Zefi. Dy ditë më parë në Ferizaj ata pritën ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

