Erdhi dita e Ronaldos, fiton trofeun e parë me Al Nassr, shpallet kampion i Arabisë
Pas tre vite e gjysmë, Cristiano Ronaldo ka arritur të fitoj trofeun e parë me Al Nassr.
Të udhëhequr nga sulmuesi portugez, Al Nassr është shpallur kampion i Arabisë Saudite, për sezonin 2025/26, shkruan IndeksOnline.
Verdhezinjtë në ndeshjen e fundit kampionale fituan me rezultat 4-1 ndaj skuadrës së Damac, duke fituar edhe titullin e kampionit.
CR7 shënoi dy gola në takimin e sontëm, një gol Sadio Mane dhe një tjetër nga Kingsley Coman.
Al Nassr përfundon sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Al Hilal./IndeksOnline/

