75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 22 Maj 2026 / OSH

Hoti e quan abuzim me paranë publike, vendimin për 100 euro nga qeveria “Kurti”

Avdullah Hoti e ka quajtur abuzim me paranë publike vendimin e qeverisë që të ndajë 100 euro për disa kategori, dy javë para zgjedhjeve.

“ABUZIMI ME PARANË PUBLIKE, I DOKUMENTUAR NGA AUDITORI, DUHET TË MARRË FUND MË 7 QERSHOR
Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila është përgjegjëse për të inspektuar mënyrën se si po përdoren taksat që i paguajnë qytetarët, para tri ditësh ka prezantuar të gjeturat nga 24 auditime të sezonit 2025/2026.
Nga këto auditime, 10 ndërmarrje publike kanë marrë opinion negativ, çka tregon se ato nuk kanë kontrolle adekuate financiare. Me fjalë të tjera, nuk dihet se si shpenzohen mjetet. Auditori konstaton se aktivitetet, transaksionet dhe operacionet e tyre nuk janë në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe procedurat për shpenzimin e parasë publike.
Për një ndërmarrje publike, auditori konstaton se kanë dështuar pothuajse të gjitha hallkat e mbikëqyrjes institucionale, në të gjitha nivelet dhe nga të gjitha palët.
Vetëm për shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar 80 lëndë në Prokurorinë e Shtetit.
Në të gjitha këto ndërmarrje, partia në pushtet i ka emëruar zyrtarët e partisë në borde, zyrtarë financiarë, kryeshefë e sekretarë.
Abuzimi mund dhe duhet të ndalet më 7 qershor 2026, përmes votës së lirë” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/