Arbeloa zyrtarizon largimin nga Reali
Alvaro Arbeloa do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Largim ky i cili ishte i pritshëm, pasi që “Los blancos” përjetuan një nga sezonet më të dobëta në histori.
Zëvëndësues i tij pritet të jetë Jose Mourinho, i cili rikthehet pas 13 vjetësh.
“Po largohem nga Real Madridi me mirënjohje të madhe, pasi lojtarët më kanë bërë një njeri më të mirë dhe më kanë bërë të shijoj çdo ditë”, u shpreh Arbeloa./IndeksOnline/

