Aksident i rëndë në Lupç të Podujevës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Lupç të Podujevës.
Një veturë dhe një kombi u përplasen rëndë ndërmjet vete në rreth-rrotullimin që gjendet në këtë fshat, shkruan IndeksOnline.
Kalimtarët e rastit u dolën në ndihmë pasagjerëve të përfshirë në aksident.
Në vendin e ngjarjes arritën edhe njësitet policore, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

