75 Mall Live Search
18:22 / E Premte, 22 Maj 2026 / F.R

Tre të lënduar nga aksidenti në Lupç të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lupç.

Rastin për IndesOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se tre persona kanë pësuar lëndime truporë si pasojë e aksidentit.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/