75 Mall Live Search
20:25 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Edon Zhegrova në Milano, viziton konsullatën e Kosovës

Futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova sot ka qënë i pranishëm në qytetin e Milanos.

Ylli kosovar ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Edoni u mirëpritë nga stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Milano, bashkë me babain e tij, Lulzim Zhegrovën.

”Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpresim sot në Konsullatën e Përgjithshëm të Kosovës në Milano futbollistin e spikatur të Kosoves dhe Juventusit dhe ambasadorin e sportit të Kosovës në Itali z. Edon Zhegrova, dhe babain e tij z. Lulzim Zhegrova.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/