75 Mall Live Search
20:38 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Caktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës

Në muajin shtator, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve.

”Dardanët” do të jenë në Ligën B, ku në grup kjanë bashkë me Austrinë, Israelin dhe Republikën e Irlandës, shkruan IndeksOnline.

Federata e Futbollit të Austrisë tashmë ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Kosovës.

Sipas njoftimit, ndeshja do të luhet në stadiumin ”Ernst Happel” në Vjenë, më 26 shtator, duke filluar nga ora 18:00.

Shitja e biletave fillon më 3 qershor në orën 14:00 dhe mund ti bleni online në faqen: www.oefb.at/tickets./IndeksOnline/