75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Mbappe-Yamal-Muriqi, formacioni i vitit në La Liga

Gazeta e njohur, The Athletic, ka ndarë sot çmimet për formacionet e ligave më të mëdha evropiane dhe futbollistët më të mirë.

Në formacionin e vitit në La Ligën spanjolle, është përfshirë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline.

”Pirati” udhëheq sulmin me dyshen më të mirë, Kylian Mbappen e Real Madridit dhe Lamine Yamalin e Barcelonës.

Vedat Muriqi ka kaluar një sezon fantastik me Mallorcan, ku ka shënuar 22 gola, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga, pas Kylian Mbappes, i cili ka 24 gola./IndeksOnline/