Vdiq pasi u lëndua në shtëpi, policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prizren
Kanë nisur hetimet për vdekjen e një personi, dje në Prizren.
Rasti tragjik ndodhi në rrugën “Ismail Qemali”, ku u raportua se një mashkull u lëndua në shtëpinë e tij, shkruan IndeksOnline.
Viktima pësoi lëndime të rënda, të cilave fatkeqësisht nuk iu bëri ballë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/

