James Rodriguz thotë se Ancelotti pengoi transferimin te United: Më tha ”Çfarë Mançesteri? Ka vdekur”
James Rodriguez ka rrëfyer në një dokumetar jetën e tijh prej futbollisti.
Kolumbiani kujtoi kohën kur u largua nga Real Madridi dhe ishte pranë transferimit te Manchester United, shkruan IndeksOnline.
Por ai thotë se këtë transferim e pengoi trajneri Carlo Ancelotti i cili e deshi te Bayern Munich dhe për ta bindur i kishte thënë se ”Manchesteri ka vdekur”.
“Askush nuk e di këtë, por pas Real Madridit do të nënshkruaja për Manchester United. Jorge Mendes më tha: ‘A do të shkosh te Bayern?’ Dhe unë u përgjigja: ‘Ku do të luaj? Ja ku është Ribéry, Robben…’ Ai tha: ‘Carlo të kërkoi ty.’ Carlo më telefonoi dhe unë i thashë: ‘Mendoj se do të shkoj në Manchester.’ Dhe ai u përgjigj: ‘Çfarë Manchester? Manchester ka vdekur. Duhet të vish këtu me mua.’ Mendoj se ishte një vendim i mirë të shkoja te Bayern Munich”, ka deklaruar James./IndeksOnline/

