75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / Gj Sh

Talenti i Manchester Cityt shpallet Lojtari më i mirë i Ri i Sezonit në Premierligë

Talenti i Manchester Cityt, Nico O’Reilly është shpallur lojtari më i mirë i ri i sezonit në premierligën angleze.

21-vjeçari ka pasur sezon fantastik, duke qënë një prej zbulimeve të sezonit duke qenë vendimtar në disa raste për skuadrën e Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

“Pas paraqitjeve të mia të para në futbollin senior sezonin e kaluar, e dija që këtë vit mund të kisha mundësinë të luaja më shumë dhe të ndihmoja ekipin sa më shumë që të ishte e mundur nëse do të punoja shumë.

Të kem kaq shumë minuta dhe të fitoj besimin e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës ka qenë arritja më e madhe në karrierën time deri më tani.

Jam i emocionuar që ta përfundoj sezonin fuqishëm nesër dhe pastaj të shkoj në Kupën time të Botës [FIFA] përpara se të bashkohem përsëri me Cityn dhe të punoj shumë përsëri sezonin e ardhshëm.”, tha O’Reilly për faqen zyrtare të klubit pasi fitoi çmimin.

O’Reilly luajti 34 ndeshje me Manchester Cityn, duke shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime./IndeksOnline/