“Kush e ka shit lojën”, Viktor Kuka përplaset me tifozë pas humbjes ndaj Vushtrrisë
Dita e sotme ishte një për t’u harruar për Vëllaznimin.
Kjo pasi që skuadra u mposht nga Vushtrria me rezultat 1-3, duke e humbur kështu mundësinë për ngritje në Superligë si dhe barazhin.
Pas humbjes, tifozët vendas fishkëllyen lojtarët duke i akuzuar edhe për shitje të lojës.
Kjo çoi në reagim të ashpër nga Viktor Kuka, i cili shkoi të përballet me tifozët pas përfundimit të ndeshjes, pas një videoje të publikuar nga “WTFootball”.
Kujtojmë se Vëllaznimi, e mbylli sezonin në Ligën e Parë në pozitën e 6-të, ku grumbulluan gjithsej 70 pikë./IndeksOnline/

