Erlind Krasniqi uron Feronikelin 74 për rikthimin në Superligë
Ish-presidenti i Feronikelit 74, Erlind Krasniqi, ka uruar klubin drenicas për rikthimin në Superligën e Kosovës, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, transmeton IndeksOnline.
Krasniqi ka shpërndarë postimin e klubit, duke e cilësuar suksesin si të merituar për gjithë qytetin e Drenasit, lojtarët, stafin dhe tifozët që qëndruan pranë skuadrës gjatë gjithë kampionatit.
“Urime FC Feronikeli 74 për inkuadrimin në Superligë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, nga klubi u tha se pas një sezoni me shumë sakrificë, punë dhe zemër në çdo ndeshje, Superliga mbetet shtëpia e Feronikelit 74./IndeksOnline/

