75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

Usyk fitimtarë ndaj Verhoevenit, e mbron titullin e peshave të rënda

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka mbrojtur titullin e tij.

Ai mbrëmë e mposhti holandezin, Rico Verhoeven pas një beteje të gjatë që zgjati 11 raunde, me meçin që u mbajt në Giza të Egjiptit.

Vendimi për ta ndalur në raundin e 11-të mori kritika, veçanërisht nga kampi i Verhoevenit që protestuan vendimin së bashku me boksierin, por që ai në fund e respektoi atë.

Kështu, Usyk me fitoren e mbrëmshme zgjat rekordin e tij në 25-0 duke vazhduar kështu pa asnjë humbje./IndeksOnline/